Tahiri: Mos bini pre e korrupsionit, luftojeni për një të ardhme më të mirë

By admin, July 8, 2020

Lufta kundër korrupsionit mbetet një synim i përbashkët, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku shënohet perceptim i ulët mbi këtë dukuri shkatërruese për institucionet dhe shoqërinë.

Në një video-mesazh për ngritjen e vetëdijes për luftën kundër korrupsionit, analisti, Sefer Tahiri, thotë se qytetari në asnjë rast nuk duhet të jenë pre e korrupsionit. “Nëse ndonjë i punësuar në administratë, ndonjë polic, ndonjë mësimdhënës, ndonjë politikan apo ndonjë mjek, nëse kryeni ndonjë punë, të cilën e kanë detyrim ligjor dhe ju shikojnë nga xhepat, mos bini pre e korrupsionit, sepse ata punët e tyre i kanë detyrim ndaj jush, ndaj qytetarëve, ndaj interesit publik”, thotë Tahiri në këtë video mesazh. Bëhu pjesë e këtij antikorrupsioni, thekson ai, i cili është më se i domosdoshëm për një të ardhme më të mirë.

Ky video-mesazh publikohet në kuadër të  projektit “Korrupsioni vret” që  implementohet nga Shoqata për Promovimin e Arteve Multimediale INVI IDEA me qendër në Gostivar. Ky projekt implementohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër korrupsionit”, i implementuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni, Qendra e Zhvillimit të Mediave MEDIUM dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut, ndërsa  financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

What do you think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *