Haziri: Nevojitet një front më i gjerë për ta luftuar korrupsionin

By admin, June 26, 2020

Lufta kundër korrupsionit mbetet një synim i përbashkët, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku shënohet perceptim i ulët mbi këtë dukuri shkatërruese për institucionet dhe shoqërinë.

Në një video-mesazh për ngritjen e vetëdijes për luftën kundër korrupsionit, drejtori ekzekutiv i ADI-it, Lulzim Haziri,  thotë se korrupsioni ndikon në varfërimin  e një shoqërie. “Qytetarët me paratë e tyre që i japin përmes tatimeve shtetit nuk do të fitojnë institucionet përkatëse me kualitet përkatës, nuk do të kenë spitale kualitative, nuk do të kenë shkolla kualitative, nuk do të kenë sistem arsimor kualitativ nuk do të kenë infrastrukturë kualitative e kështu me radhë”, thotë Haziri në këtë video mesazh. Sipas tij, nëse një qytetar mashtrohet me një akt korruptiv, duke menduar se nga i njëjti do të fitojë, humbjet janë të shumëfishta. “ Nëse për 50 euro kujton se fiton në një çast humbja është dhjetëfish më e madhe, çmimi i tyre është humbja e lirisë”.  Haziri thotë se nevojitet një front më i gjerë për ta luftuar korrupsionin, ndërsa qytetarët kanë vetëm një obligim ta luftojnë dhe denoncojnë korrupsionin.

Ky video-mesazh publikohet në kuadër të  projektit “Korrupsioni vret” që  implementohet nga Shoqata për Promovimin e Arteve Multimediale INVI IDEA me qendër në Gostivar. Ky projekt implementohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër korrupsionit”, i implementuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni, Qendra e Zhvillimit të Mediave MEDIUM dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut, ndërsa  financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

What do you think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *