AL – Topalova: Asnjë shoqëri nuk mund të jetë demokratike nëse është e korruptuar

By admin, May 20, 2020

Lufta kundër korrupsionit mbetet një synim i përbashkët, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku shënohet perceptim i ulët mbi këtë dukuri shkatërruese për institucionet dhe shoqërinë.

Në një video-mesazh për ngritjen e vetëdijes për luftën kundër korrupsionit, gazetarja, Katerina Topalova,  thotë se të gjithë ata që marrin pjesë në korrupsion kanë përfitim të përbashkët dhe bashkë me këtë edhe interes të përbashkët të heshtin. “Roli i gazetarit është të jetë korrektues i shoqërisë. Nëse nuk flisni për korrupsionin atëherë jeni bashkëpjesëmarrës”, thotë Topalova në këtë video mesazh. Ajo gjithashtu thekson se çdo qeveri e korruptuar frikësohet nga mediat e lira. “Asnjë shoqëri nuk mund të jetë demokratike nëse është e korruptuar”.

Ky video-mesazh publikohet në kuadër të  projektit “Korrupsioni vret” që  implementohet nga Shoqata për Promovimin e Arteve Multimediale INVI IDEA me qendër në Gostivar. Ky projekt implementohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër korrupsionit”, i implementuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni, Qendra e Zhvillimit të Mediave MEDIUM dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut, ndërsa  financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

What do you think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *