AL – SOPI: SA MË PAK KORRUPSION, AQ MË SHUMË MIRËQENIE

By admin, May 13, 2020

Perceptimi dhe denoncimi i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut mbetet në nivele të ulëta. Në një video-mesazh për ngritjen e vetëdijes për luftën kundër korrupsionit, aktori, Hasim Memishi-Sopi, thotë se korrupsioni në vendin tonë ndodhet në çdo pore të jetës. Mirëpo, thotë ai, ne duhet ta luftojmë atë. “Sa më pak korrupsion do të kemi më shumë mirëqenie, sa më pak korrupsion do të kemi shkolla më të mira, sa më pak korrupsion do të kemi spitale më funksionale”, thotë Sopi në këtë video mesazh.

Ky video-mesazh publikohet në kuadër të  projektit “Korrupsioni vret” që  implementohet nga Shoqata për Promovimin e Arteve Multimediale INVI IDEA me qendër në Gostivar. Ky projekt implementohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër korrupsionit”, i implementuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni, Qendra e Zhvillimit të Mediave MEDIUM dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut, ndërsa  financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

What do you think?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *